FATMIRËSISHT NUK KA TË LËNDUAR VËTËM DËME MATERIALE. Ambasada jonë shqiptare në Podgoricë është sulmuar dhe qëlluar me gurë rreth orës 09:30 të se enjtes ndërsa 3 persona janë arrestuar për incidentin.Ministria Jonë e Punëve të Jashtme është vënë në dijeni për këtë ngjarje dhe i ka dërguar notë protestë qeverisë malazeze.

Burime nga ministria e Jashtme sqaruan se ambasadori shqiptar i dekretuar nga presidenti Nishani, Ernal Filo nuk ndodhej në godinën e ambasadës në Podgoricë pasi ende nuk ka marrë zyrtarisht detyrën dhe është akoma në fazën përgatitore. Nga sulmi me gurë nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale, si thyrja e xhamave. Mësohet se në ambasadë është ndodhur vetëm stafi diplomatik. Breshëria e gurëve e gjuajtur në ambasadën shqiptare thyen xhamat por nuk ka njoftim për ndonjë të lënduar.Incidente të ngjashme kundër ambasadës shqiptare pati dhe në vitin 2011 dhe 2013. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/MyLr4NNz878?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNDËRRON JETË MARK KAFTALLI
Artikulli tjetërSERBËT, SULMOJNË FAQEN E UNIVERSITETIT