Federata Shqiptare e Futbollit hodhi këtë të hënë në ambientet e stadiumit “Air Albania” shortin për “Final 4”, miniturneun që do vendosë se cili ekip do fitojë Superligën në edicionin 2023-2024.

Dy gjysmëfinalet do jenë Egnatia – Vllaznia dhe Partizani – Skënderbeu dhe të gjitha ndeshjet do luhen në “Air Albania” nga 17-26 maj. Për shkak të renditjes së sezonit të rregullt, Egnatia (vendi 1) dhe Partizani (vendi 2) janë më të avantazhuar, pasi në gjysmëfinale iu nevojitet edhe një barazim për te kaluar në finale, aty ku do vendoset titulli kampion.

Gjysmëfinalja e parë 17 maj 20:00/ Partizani – Skënderbeu

Gjysmëfinalja dytë 19 maj 20:00/ Egnatia – Vllaznia

Finalja për vendin tre/katër 24 maj 19:00

Finalja më 26 maj në ‘Air Albania’, 19:00.

Artikulli paraprakSHKODËR, DROGA ÇOKOLLATË, TUNELI I STREHIMIT I DIKTATURËS QË U KTHYE NË MAGAZINË DROGE
Artikulli tjetërLEZHA DO TË ÇELË SEZONIN TURISTIK NË PRISHTINË