Një 7 mars ndryshe ka qenë ky i këtij viti për mësuesen Teuta Ujkashi në shkollën e mesme “Frederik Gjoni” të Bërdicës.

Duke qenë se ky do të jetë edhe 7n mars ii fundit i saj në punë, pasi ka ardhur koha e pensionit, nxënësit dhe stafi pedagogjik i kësaj shkolle kishin organizuar aktivitetin festiv të shtatë marsit, kushtuar të gjithin për mësuesen Teuta. Kjo e fundit nuk i mbuloi dot emocionet për të gjithë atmosferën, përderisa uroi nga zemra nxënësit dhe mësuesit e shkollës për të gjithë organizimin.

Drejtori i shkollës “Frederik Gjoni”, duke uruar mësuese Teutën për shtatë marsin dhe gjithë kontributin e saj të gjerë në këtë shkollë, e ftoi atë, edhe pse në pension për shtatë marsin tjetër.

Ndërkohë, nuk munguan urimet në festën e 7 marsit për të gjithë mësuesit.
Nxënësit e shkollës uruan mësuese Teutën për të gjithë kontributin shumëvjeçar që ka dhënë për mësimin e dijes.

Artikulli paraprakEKSPOZITA E GRAVE PIKTORE SHKODRANE
Artikulli tjetërKESH BËN PUBLIKE TË DHËNAT PËR HEC-et