‘Tahiri’ Kryemadhi:Rama të heqë dorë nga sulmet mbi drejtësinë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmes një deklarate për mediat pas shtyrjes së seancës për vendosjen e fatit të imunitetit të Saimir Tahirit ka kërkuar nga qeveria që të herë dorë nga sulmet mbi drejtësinë. “Rama dhe shumica sot kanë humbur mundësinë për të treguar vullnet që drejtësia të bëjë punën e saj. Të gjithë u bënë dëshmitarë të qëndrimit të paprecedentë duke penguar zbardhjen e një veprimtarie kriminale me dimension ndërkombëtar. Ky kryeministër ka gëlltitur kusinë e çorbës së prishur deri në lugën e fundit. Kryeministri dhe Haki Cako vazhdojnë të jenë në detyre si garant të krimit dhe drogës, cdo ditë në vazhdim e qëndrimit të tyre është e bardhë për trafikantët dhe e zezë për qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje të heqin dorë nga sulmet presionet dhe shantazhet që i ushtrojnë drejtësisë”deklaroi ajo.

Artikulli paraprakKAPET FURGONI ME 700 KG DUHAN TË GRIRË KONTRABANDË, ARRESTOHET DREJTUESI
Artikulli tjetërBASHA:‘GOMONIA E TAHIRIT HIQET NGA PORTI’