Të burgosurit kontrabandë nga burgu në Britani

Të jesh në burgun anglez për kontrabandë e të bësh kontrabandë nga qelia, mundesh. Në këtë video 1 minutë e gjysëm, dallohet sesi nga një dritare qelie lëshohet një spango dhe një pako e vogël që mbërrin në dritaren e një kati më poshtë të burgut. Një dorë e tërheq dhe merr pakon. Video është realizuar në Wormwood Scrubs në Londrën Perëndimore, nga një punonjës i spitalit Hammersmith, i cili kishte filmuar pikërisht kategorinë B të burgut të burrave. Personi nuk ka dashur të identifikohet por vë në dispozicion të DailyMail videon ku shihet sesi të burgosurit bëjnë kontrabandë. ‘Unë isha duke parë nga burgu dhe aty vërejta që dikush nxorri një pako të vogël nga një dritare qelie të lidhur me një fije. Aty vendosa të filmoj momentin dhe pakoja zbriti një kat më poshtë. Nuk e di çfarë mund të ketë pasur aty në atë pako, cigare, telefon, gjëra, nuk e di”. “Nuk mund ta besoja sesi dhe sa lehtë e bënin ata këtë”, thotë personi.

Artikulli paraprakÇERTIFIKIMI I PROFESIONEVE,SE SHPEJTI LISTA SHKON NE QEVERI
Artikulli tjetërOKB JEP ALARMIN:NE ALEPO KANE PERFUNDUAR REZERVAT USHQIMORE