Kampionati kombëtar i futsallës po i drejtohet gradualisht fundit të tij. Skuadra e Vllaznisë, e cila është pjesëmarrëse në këtë kampionat, kërkon ta mbyllë me fitore në ndeshjen ndaj Tiranës, duke qenë se do të jetë e fundit në Shkodër për këtë vit kalendarik. Trajneri Arben Xhaferi, në një intervistë të dhënë për “Star Plus”, në lidhje me këtë ndeshje, u shpreh se ka besim që ekipi i tij do të arrijë të marrë një rezultat pozitiv.
Xhaferi thotë se objektivi i Vllaznisë është ta mbyllë këtë kampionat në vendin e dytë të renditjes së kampionatit.
Përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës në futsall do të luhet të dielën në orën 20:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.