Zhvillimi I vazhdueshëm I teknologjisë ka lënë pas shumë të moshuar të cilët nuk janë njohur me ndryshimet të cilat kanë ardhur si pasojë e digjitalizimit të transmetimeve televizive.

Gjyste Gavoçi është e moshuara 84 vjeçare nga Shkodra e cila tregon se nuk është njohur me këta ndryshime dhe me të ardhurat e saj nuk përballon shpenzime të tjera për blerjen e televizorit që tashmë I duhet për t’u përshtatur e ndryshimet e tjera.

E moshuara thotë se televizori është I vetmi që e shoqëron, pasi ajo jeton e vetme prej vitesh.

Mbështetja ndaj të moshuarve duhet të jetë më e madhe. Gjystja tregon se prej vitesh rropatet dyerve të gjykatave pasi pretendon se shteti po I merr edhe disa prona që familja e saj I trashëgon prej vitesh.

1 tetori shënon ditën botërore të moshës së tretë. Në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të tjera, vëmendja ndaj kësaj kategorie duhet të jetë më e shtuar për ofrimin e kushteve më optimal për jetesë.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHTËPIA E TË MOSHUARVE FESTON 1 TETORIN
Artikulli tjetër“ARTI I KUZHINËS” HAP DYERT PËR VITIN E RI SHKOLLOR