Në javën e trashëgimisë kulturore në qendrën “Atelie” në Shkodër u shfaqën tre dokumentar kushtuar tri figurave të rëndësishme si Neço Muko, Bilbil Vlora dhe Spiro Dine, organizuar nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale në bashkëpunim me bashkinë Shkodër. Niko Kotherja, drejtor I qendrës kombëtare tradicionale tha se figurat e rëndësishme kombëtare duhet që të njihen në gjithë qytetet e vendit.

Ndërkohë drejtori Kotherja u shpreh se mbetet një punë e madhe për t’u bërë në mënyrë që historia dhe trashëgimia kulturore të njihet nga brezi i ri dhe të mos humbasë.

“Neço Muko, grupi i tij dhe koha e tyre”, “Bilbil Vlora, themeluesi i traditës muzikore me saze në Labëri” dhe “Shqipëria neve jemi” kushtuar folkloristit Spiro Dine janë tre dokumentarët që u shfaqën nga Qendra Kombëtare Tradicionale në Shkodër.

Artikulli paraprakDEPUTETI SHQIPTAR I MALIT TË ZI NË “TONIGHT”
Artikulli tjetërKOMITETI I PËRBASHKËT SHQIPËRI-ITALI, RAMA KONFERENCË ME ZV.KRYEMINISTRIN TAJANI