Ngjarja e Palasës që ka si protagonist persona me probleme mendore, është në vazhdën e disa krimeve të tjera.

Më i fundit është vrasja e një punonjësi policie në tetor të vitit të kaluar. Por edhe ne Shkoder, rastet nuk jane aspak pozitive. Ne vitet 2006 – 2007, eshte shenuar numeri me i madh i ngjajreve te kesaj natyre duke nisur qe nga korriku ku nje person do te plagoste me thike bashkeshorten e tij.

29 SHTATOR 2006

Një i sëmurë mendor merr fëmijën e tij 1.5 vjeç dhe largohet në drejtim të paditur , për tu gjetur pas shumë orësh nga policia.

SHKODËR 4 GUSHT 2006

Një e sëmurë mendore ka dëmtuar sot një person që po ecte në rrugë duke i vënë atij zjarrin. Ngjarja ka ndodhur në mesditen e sotme në afërsi të monumentit të 5 herojve të Vigut në qendër të qytetit. S.M 44 vjeçe me banim në lagjen “Guerile” ka qenë duke ecur në rrugë dhe nga prapa ka ndjekur një 70 vjeçar me të cilin nuk kishte lidhje.

02 2TETOR 2006

Një i sëmurë mendor i jep fund jetës së nënës së tij duke e djegur atë. Ngjarja tragjike ka ndodhur sot rreth orës 13 në fshatin Ashtë të komunës Bushat, nderkohe n tetor do te regjistroheshin 5 raste te tilla me demtimin e prones se familjes. Një i sëmurë mendor i cili gjendej i shtruar në spitalin psikiatrik të Shkodrës, i ka vënë zjarrin dhomës së spitalit. Keto raste, jane kembana e alarmit, per nje situate aspak positive, shenja te cilat shfaqen kryesisht gjate stines se veres dhe ndryshimit te temperaturave, megjithate te semuret mendore vijojne te ngelin nje rrezik serioz per njerezit edhe ne Shkoder Edhe braktisja nga familjaret e këtyre personave, bën që rendimi i sëmundjes të mos konstatohet nga mjekët dhe këta persona të shndërrohen më pas në autorë të ngjarjeve kriminale, që sjellin pasoja tragjike për jetën e shtetasve.

Artikulli paraprakADEMI: QEVERIA ME SISTEM KORRUPTIV NDAJ NUK INVESTON NË SHKODËR
Artikulli tjetërPREÇI: KRIMET NGA TË SËMURËT MENDOR NXITEN NGA DISA FAKTORË