Temperaturat e larta, largësia dhe mosmbulimi i zonave rurale si dhe situatat social-ekonomike janë disa prej problemeve kryesore që nxisin personat me probleme të shëndetit mendor për të kryer akte nga makabre si rasti i Vlorës deri tek plagosja e të afërmve në Dukagjin.

Një shpjegim të tillë e bën mjeku Gjon Preçi. Sipas mjekut Preçi rreth 50% e të sëmurëve të shëndetit mendor marrin shërbim ndërsa pjesa tjetër jo, çka tregon per rrezikshmërinë e madhe të tyre për akte të rënda. Një problem është edhe mungesa e funksionimit të sistemit mjekësor dhe komunitar. Rastet e të personave me probleme të shëndetit mendor të cilët po kryejnë krime nga më të ndryshmet janë një fenomen që po njeh rritje në shoqëri por ende pa një zgjidhje për të ulur rrezikshmërinë e tyre.

Artikulli paraprakTË SËMURËT MENDORË, RASTE DHE SHIFRA TË FRIKSHME EDHE NË SHKODËR
Artikulli tjetërVAPA NUK IKËN ME GUSHTIN, TEMPERATURAT NË RRITJE