Plagosje me armë zjarri në Tropojë.

Burime bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytetin e Bajram Curri ku si pasojë e përdorimit të armës, ka mbetur i plagosur Alban Haklaj, 33 vjeç, banues në Tropojë.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin Genti Vatnikaj, 24 vjeç, banues në Tropojë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

I plagosuri shtetasi Alban Haklaj, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakNGA VOTIMI I NDRYSHIMIT STATUTOR TE VOTA E FSHEHTË PËR SHKARKIMIN E BASHËS, ÇFARË PRITET TË NDODHË SOT NË KUVENDIN E BERISHËS
Artikulli tjetërRËNIE TEMPERATURASH, STUHI E DËBORË NË ZONAT MALORE