Duket se gjithçka është bërë gati për Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Tashmë delegatët kanë nisur që të hyjnë brenda ambienteve të stadiumit Air Albania, ndërsa deri më tani mediat nuk lejohen që të futen.

Stafa raporton se në Kuvend do të ketë rreth 20 folës, ndërkohë që do të votohet si fillim ndryshimi statutor dhe më pas shkarkimi i Lulzim Bashës nga kreu i PD-së. Ky votim do të jetë me votë të fshehtë.

Kujtojmë se deri tani janë dorëzuar 4200 firma delegatësh për mbajtjen e këtij Kuvendi.

Artikulli paraprakSOT KUVENDI I THIRRUR NGA SALI BERISHA, PRITET VOTIMI I NJË MOCIONI MOSBESIMI PËR SHKARKIMIN E BASHËS! KRYEDEMOKRATI ‘SFIDON’, FESTË NË SELI PËR THEMELIMIN E PD
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI, PLAGOSET 33-VJEÇARI