Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte për një vizitë në Vlorë, ku ka parë nga afër ecurinë e procesit të votimit. Para mediave dha mesazhin që nuk duhet të ushtrohet presion ndaj votuesve dhe askush s’duhet të bëjë shit-blerje vote.

“Do të vizitoj edhe disa vende të tjera, kemi parë të gjitha situatat. Nuk duhet të ushtrohet presion mbi asnjë votues, është e rëndësishme që ssecili të ushtrojë të drejtë, asnjë s’duhet të shesë apo blejë votën. Është përgjegjësia e autoriteteve që t’i zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë”, tha Yuri Kim.

Artikulli paraprakPJESËMARRJE E ULËT, DERI NË 14:00 KANË VOTUAR 26.6% E VOTUESVE! NË 2021 NË TË NJËJTËN ORË KISHIN VOTUAR 35.6%
Artikulli tjetërXHAÇKA VOTON, MESAZHI: MOMENTI PËR TË ZGJEDHUR, QYTETARËT TË USHTROJNË PËRGJEGJËSINË QYTETARE