Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka votuar dhe ka dhënë mesazhin për të gjithë qytetarët që të mos mungojnë dhe të ushtrojnë përgjegjësinë qytetare të votimit.

“Krenarë që përmbyllëm fushatën ndoshta më miqësore me qytetet e mjedisin që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Qytetarët kanë pasur mundësinë të vlerësojnë punën e bërë në mandatin që u mbyll dhe angazhimet e kandidatëve për të ardhmen. Tani është momenti të zgjedhin, me shpresën se do ta bëjnë këtë sa më të shumtë në numër, për t’a ushtruar masivisht këtë përgjegjësi të rëndësishme qytetare”, shkroi Xhaçka.

Artikulli paraprak“TË ZBATOHET LIGJI!”/ NË ROLIN E VËZHGUESES SË ZGJEDHJEVE, AMBASADORJA E SHBA-VE YURI KIM MESAZH NGA VLORA
Artikulli tjetërPËRDITËSOHET PJESËMARRJA NË ZGJEDHJE, DERI NË ORËN 15:00 VOTUAN 29.51% E VOTUESVE