Për shkak të temperaturave të larta gjatë stinës së verës numri i qytetarëve të cilët kërkojnë shërbim mjekësor në Urgjencën e spitalit Rajonal të Shkodrës rritet ndjeshëm. Astrit Lahi mjek i urgjencës ngre shqetësimin sa i takon faktit se qytetarët ndonëse nuk shfaqin probleme të rënda shëndetësore sërish paraqiten pranë urgjencës pa u këshilluar më parë me mjekun e familjes gjë e cila ndikon në shtimin e numrit të pacientëve.

Mjeku Lahi shprehet se rreth 100 persona në ditë paraqiten në pavionin e urgjencës për të kërkuar shërbim mjekësor.

Temperaturat e larta shpesh herë bëhen shkak i përkeqësimit të të sëmurëve ndaj mjekët këshillojnë që për çdo shqetësim qytetarët duhet të komunikojnë me parë me mjekun e familjes.

 

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET PËLLUMB PËLLUMBI, “HISTORIANËT TË POLITIZUAR”
Artikulli tjetër30 VITE PA TONIN HARAPIN, KONCERTI “IN MEMORIAM”