Shoqata e ish-të përndjekurve politik në Shkodër ka përkujtuar, Pëllumb Pëllumbin, 17 vjeçarin e vrarë 32 vite më parë pranë pikës kufitare të Hanit të Hotit në Malësi të Madhe, në përpjekje për t’u arratisur. Kryetar I shoqatës së ish të përndjekurve politik, Zenel Drangu tregon se edhe pas kaq shumë vitesh, kjo masakër vijon të jetë e harruar nga politika ndërsa I bën apel institucioneve për gjetjen e eshtrave të 500 personave të ekzekutuar në Shkodër.

Gjek Beçi, një nga dëshmitarët e vrasjeve në kufi dhe Filip Guraziu ish kryetar I bashkisë Shkodër kërkojnë që historianët të shkruajnë të vertëtën e krimeve të komunizmit dhe të rinjtë të njihen me këtë periudhë të errët të Shqipërisë.

Pëllumb Pëllumbi, ishte I mituri 17 vjeçar I cili u vra pranë postës kufitare të Hanit të Hotit në Malësi të Madhe, në përpjekje për t’u arratisur nga regjimi I 32 viteve më parë.

 

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKU BABANI: PROTESTA E FERMERËVE E DREJTË
Artikulli tjetërTEMPERATURA E LARTA RRISIN NUMRIN E PACIENTËVE NË SPITAL