Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.

Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.

Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ra pritet të fryjë në orët e mëngjesit juglindje 1-5m/sek, nga orët e mesditës era ndryshon drejtim dhe pritet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina nga orët e mesditë fiton shpejtësi 10-14 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -7 deri 6°C

në zona e ulëta -1 deri 16 °C

në zona bregdetare 3 deri 17°C

Artikulli paraprakTENSIONE NË PUNË DHE DASHURI, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërNË ARREST SHTËPIE PËR AFERËN ‘PARTIZANI’, BERISHA SOT PËR HERË TË PARË NË SPAK! MË 25 JANAR PYETET DHËNDRI