Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë në shqipëri mot të kthjellët gjatë paradites, sipas meteoalb. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në pjesën më të madhe të vendit duke lënë me kthjellime skajin jugor dhe pjesërisht bregdetin.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C mëngjesi deri në 21°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Rajoni Lindor dhe Verior i Europës janë përfshirë nga masa ajrore polare, të cilat do të diktojnë reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulta. Po ashtu pjesërisht qëndra do ketë reshje të pakta shiu. Ndërsa me kthjellime mbeten Europa Jugore dhe ajo Perëndimore.

Artikulli paraprak‘100 DITË, 100 ARRITJE’, RAMA PUBLIKON SHIFRAT PËR ZBRITJEN E PAPUNËSISË NË VEND
Artikulli tjetërNDRYSHIMI I KUFIRIT MINIMAL, TATIMET: 31.8 MIJË BIZNESE TË VOGLA ÇREGJISTROHEN NGA TVSH