Ka rezultuar një fitore e lehtë dhe me shumë gola ajo e Tërbunit në miqësoren e zhvilluar ndaj Valbonës, ndeshje në të cilën janë shënuar plot 11 gola gjithsej. Tetë prej tyre i përkasin ekipit pukjan. Trajneri Samuel Nikaj aktivizoi në fillim këta futbollistë: Haxho, Brahja, Rajoviç, Mone, Danaj, Peqini, Rrocaj, Gërxho, Malindi, T.Marku, Tushe, ndërsa më kalimin e minutave u dha mundësinë e të luajturit edhe Karapicit, Muçajt, L.Markut, Sulollarit, Karakaçit.

Golat u shënuan nga T.Marku (3), Mata (2), Malindi (2) dhe L.Marku. Ndërkaq, mësohet se debutuesit e Superiores do të kenë në radhët e tyre edhe futbollistin me përvojë, Gentian Manuka, i cili në karrierën e tij ka luajtur me Kamzën, Kastriotin, Kukësin dhe Besën, por edhe me Kavallën në Greqi.

Artikulli paraprakZMIJANI LARGON PAS 24 ORËSH MBROJTËSIN NAKO
Artikulli tjetërSHEFI I KOMISARIATIT DHUNON GAZETARIN E “STAR PLUS”