Që prej tërmetit të vitit 2019, kjo është streha e familjes Lita në Fushë Kuqe të Kurbinit.Banesa e tyre u dëmtua dhe u bë e pabanueshme, por prej tre vitësh asgjë nuk ka ndryshuar.

Kushtet e vështira dhe dëmtimi i çadres kanë detyruar kryefamiljarin Shkelzen Lita që gruan dhe tre fëmijet ti strehojë tek të afermit e tij në Diber, ndërsa vetë vijon të qëndrojë aty.Nuk pranon, pasi e ka humbur shpresen se një ditë situata do të ndryshojë.

Fqinjet tregojnë situaten e vështire që po kalon kjo familje dhe nevojen emergjente që kanë për ndihmë.

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të, i cili la të pastrehe rreth 1500 familje dhe sot pas tre vitesh shumë as gjysma e tyre nuk janë strehuar në shtëpiat e tyre, pasi proçesi i rindërtimit po ecen me ritme të ngadalta.

 

Artikulli paraprakFESTAT E NËNTORIT, NXËNËSIT KONCERT NË LEZHË
Artikulli tjetërHOHMANN: TË MOS CËNOHET DEMOKRACIA DHE LIRIA