Terrorizmi, Kulla Eiffel do të mbrohet me xham antiplumb

Kulla Eiffel në Paris, simboli këtij qyteti së shpejti do ketë një mur antiplumb prej qelqi rreth saj. Gjatësia e këtij muri do të jetë 2.5 metra, dhe po ndërtohet për të rritur sigurinë e turistëve të Parisit nga sulmet terroriste. Muri i qelqit do të zëvendësojë, barrierat metalike që u vendosën për Kampionatin Europian të futbollit në vitin 2016. Kryeqyteti francez ka qenë në gatishmëri të lartë që nga sulmet terroriste në nëntor të vitit 2015 ku lanë të vdekur 130 persona. Kulla “Eiffel” u ndërtua në vitin 1889 dhe vizitohet çdo vit nga gjashtë milionë turistë

Artikulli paraprakNXIRREN NGA MINIERA TRUPAT E PAJETË TË MINATORËVE KINEZË
Artikulli tjetërKARABURUN, KAPEN 50 KG LËNDË NARKOTIKE. OPERACIONI VIJON NGA DJE