Vllaznia do të shfrytëzojë momentin e mirë që po kalon pas dy fitoreve radhazi dhe afrimit me kreun e renditjes për të arritur një fitore edhe ndaj Teutës, sfidë e cila nuk luhet në Durrës por Elbasan Arena. Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç thotë se skuadra e tij është e uritur për të arritur një tjetër fitore por edhe për të shfrytëzuar momentin jo të mirë që kanë durrsakët pas largimit të trajnerit Edi Martini për të siguruar një tjetër fitore në kampionat.

Tekniku Brdariç shprehet se Vllaznia nuk ka përse të jetë në presion në këtë sfidë ndaj bregdetarëve duke thënë se lojtarët e tij mjafton që të bëjnë lojën e tyre dhe të jenë të qetë.

Futbollisti i Vllaznisë Ardit Krymi pranon se ndaj Teutës është një përballje e vështirë por kuqeblutë objektiv të vetëm kanë fitoren.

Ndeshja Teuta-Vllaznia do të luhet më 3 dhjetor në orën 16:45 në Elbasan Arena, një sfidë e cila është e rëndësishme për vetë pretendimet që kanë të dy ekipet për kreun e renditjes.

 

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA HUMB TURPSHËM, KLUBI SJELLJE AMATORE
Artikulli tjetërRAKACOLLI: PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS, TË SUPERMARKETEVE DHE QENDRAVE TREGTARE TË VAKSINOHEN DERI MË 31 DHJETOR