12 gratë që punojnë në punishten e tezgjahut në zonën turistike të Zogajve e kanë festuar ndryshe 8 marsin.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe i deleguar i PS në Shkodër vendosi që të jetë në një vizitë aty. Sipërmarrësja Nebije Qotaj shprehet se kërkohet më shumë vëmendje ndaj këtij biznesi për të kapërcyer vështirësitë.

Ministri Bushati u shpreh se qeveria do jetë pranë këtyre bizneseve ku të punësuara janë gratë jo vetëm për të mbajtur gjallë traditën por edhe për të shtuar numrin e grave të punësuara.

Ministri Bushati u njoh me prodhimet që bëhen në punishten e Zogajve por edhe kërkesat që duhen plotësuar që artizanati i tehzgjahut të përhapet edhe më shumë.

Artikulli paraprakKODHELI: GRATË E VAJZAT ENDE MES DHUNËS
Artikulli tjetërFESTA E NËNËS, AKTIVITET FESTIV NË “BRANKO KADIA”