
Disa orë pas nisjes për në Hagë, Presidenti Hashim Thaçi u arrestua dhe po mbahet në dhomat e paraburgimit.
Lajmin e bën të ditur BBC, sipas së cilës edhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë arrestuar gjithashtu.
Gjykata Speciale e Hagës ka publikuar dhe akt-akuzat për të cilat këto figura politike akuzohen.
Sipas saj, ata do të hetohen për 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999.
Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
Ish-presidenti Thaçi, ish kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi si dhe deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi udhëtuan pasditen e djeshme drejt Hagës me një avion ushtarak.