“Partia ime është elektorati dhe besimi tek Zoti”, me këtë moto deputeti Tom Doshi ka mbajtur një takim entuziast me banorët e Velipojës.

Deputeti Doshi është ndjerë në shtëpinë e vet mes banorëve të Velipojës, si një djalë i kësaj zone, i cili i ka premtuar atyre përkrahje dhe mbështetje sic ka bërë gjatë 12 viteve në politikë.

Teksa nuk ka kursyer as deklaratat në drejtim të kundershtarëve te tij politikë.

Banorët e Velipojës thanë se Doshi ka qënë përherë pranë tyre në kohë të vështira ndaj ato i garantojnë votën dhe mbështetjen e plotë në këto zgjedhje parlamentare.

Takimin e radhës në Velipojë , deputeti Tom Doshi premtoi ta zhvillojë në shesh te hapur duke qënë se ambjentet e mbyllura janë të pamjaftueshme për të përfshirë të gjithë mbështetësit e tij.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHBA RRËZON DRONIN SIRIAN, QËLLOI FORCAT E KOALICIONIT
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË BRITANI/ KONSERVATORËT E MAY, HUMBIN SHUMICËN