Konservatorët e Theresa May nuk ia dolën dot të marrin shumicën parlamentare, në zgjedhjet elektorale të zhvilluara në Britani.

Ata humbën mbi dhjetë vende në Parlament, krahasuar me parlamentin paraardhës, ku mes humbësve, ishin edhe pesë ministra të qeverisë May, të cilët nuk arritën të mbanin vendin e tyre në Parlament. Ky rezultat përcaktohet si një poshtërim për kryeministren aktuale, Theresa May, e cila thirri këto zgjedhje për të forcuar pozitat e saj në bisedimet me BE-në, në lidhje me BREXIT.

Më herët, rivali i saj, Laburisti Jeremy Corbyn i bëri thirrje kryeministres May, që të dorëhiqet, për shkak të rezultatit në zgjedhje, i cili nuk i dha aspak të drejtë asaj. Parlamenti anglez ka 650 deputetë dhe për të formuar shumicën parlamentare, partive u duhet një minimum prej 326 deputetësh.

Artikulli paraprakTOM DOSHI, TAKIM ENTUZIAST NË VELIPOJË
Artikulli tjetërMINISTRI DEMIRAJ BËN BILANCIN: NË 18 DITË U SEKUESTRUAN MBI 4 TON KANABIS