Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Saimir Çullhajn, i cili tentoi të trafikonte armë me anë të postës nga Aeroporti i Rinasit.

Armet e kapura rreth dy vjet më parë kishin destinacion Britaninë e Madhe.
Arrestimi i Çullajt u bë në kuadër të operacionit të koduar “Delivery”.

Sajmir Çullhaj u arrestua nga policia, pasi gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në pakot e postës DHL, brenda të cilave gjendeshin pjesë kallashnikovi.

Në korrik të 2017 Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 32 vjeçarin nga Shijaku Saimir Çullhaj.

Gjatë operacionit u kap dhe drogë
Të arrestuarit, gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit i’u gjetën në trup 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”.

Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike e amballazhuar në një thes, si dhe 32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”.

Artikulli paraprakKAPET FURGONI ME DROGË NË QAFË-THANË
Artikulli tjetërQENI ZBULON DROGËN NË MAKINË, PRANGA SHQIPTARIT