AUTORITETET ITALIANE NISIN HETIMET, ORË TMERRI PËR PASAGJERËT.Media italiane shkruan se tashmë nga trageti janë evakuar të gjithë pasagjerët, ndërsa në bord është vetëm ekuipazhi. Përmes një postimi në Tëitter Marina ushtarake italian konfirmon se janë evkuar 419 persona, ndërsa numri i viktimave deri tani është 5.Qeveria greke konfirmoi pak më parë se kishte arritur të rekuperojë nga deti trupat e pajetë të 4 personave.

Trupat janë gjetur në ujrat territoriale greke, dhe janë rekuperuar nga anijet e shpëtimit greke.  Me shtetasin grek i cili gjeti vdekjen dje duke u hedhur nga anija, për ti shpëtuar flakëve numri i viktimave shkon në 5.Ndërkohë vazhdon pa asnjë minutë ndërprerje operacioni i shpëtimit të pasagjerëve të “Norman Atlantik”.Marina Ushtarake, dhe Rojet bregdetare italiane informojnë minutë pas minute për persona të evakuar nga anija e cila mëngjesin e së dielës, (28 dhjetor 2014) u përfshi nga flakët në brigjet e Korfuzit.Bilanci i fundit flet për 407 persona të evakuar dhe 70 persona që janë ende në bordin e anijes “Norman Atlantik” e Korfuzit.Raineës 24 informon se dallgët po e shtyjnë lehtë tragetin drejt portit të Vlorës. Mes personave të evakuar janë edhe 11 shqiptarë.Ndërkohë një shtetas turk, i cili ishte në mesin e 49 personave që zbarkuan sot me anijen ‘Spirit of Pireus’ në portin e Brindisit ka dhënë alarmin se në bordin e anijes gjenden katër viktima. Ai ka deklaruar per mediat se viktimat i ka pare ne nje kamion. Deri tani nga të dhënat zyrtare kemi vetëm një person të vdekur, shtetasi grek që humbi jetën dje teksa u hodh në det për të shpëtuar nga djegia në anije. Operacioni maratonë për shpëtimin e pasagjerëve të tragetit “Norman Atlantic” ka vazhduar përgjatë gjithë orëve të natës në kushte ekstremisht të vështira si rezultat i errësirës dhe motit të keq dhe shumë të ftohtë.Janë orë terrori (më shumë se 24 orë)  ato të përjetuara nga pasagjerët e “Norman Atlantic” të bllokuar në bordin e anijes e cila u përfshi nga flakët që prej orës 04:30 minuta të të dielës, 28 dhjetor 2014.Në çdo minutë marina ushtarake italiane informon përmes Tëitterit të personave që kanë arritur të shpëtojnë, ndërkohë që dëshmitë që vijnë nga ata që kanë përjetuar tmerrin, janë rrënqethëse. Mes të shpëtuarve janë dhe 6 fëmijë

Artikulli paraprakKODHELI BËN PUBLIK DETAJET E OPERACIONIT
Artikulli tjetërELHAIDA DANI, ZËRI SHQIPTAR NË EUROPË