Trajneri i ri i Vllaznisë, Çaba Laszlo, ka folur në prag të debutimit të tij në stolin kuqeblu, ku të dielën, në orën 18:30, do të përballet me Dinamon në stadiumin “Loro Boriçi”. Tekniku hungarez e pranoi se situata e skuadrës shkodrane është e vështirë, duke theksuar se objektivi kryesor në këtë moment është largimi nga fundi i renditjes dhe shmangia e rënies nga kategoria.

Ai u ndal edhe te bojkoti i fundit i stërvitjes për shkak të problemeve me pagat.

Përballë Dinamos, tekniku hungarez nuk e konsideron skuadrën e tij favorite, por theksoi se objektivi në ndeshjet në shtëpi është fitorja. Ai pranon se gjatë takimit mund të ndryshojnë rrethanat dhe se edhe një pikë mund të konsiderohet rezultat pozitiv në fund, megjithatë Vllaznia do të zbresë në fushë me synimin për të marrë tri pikët.

Trajneri i ri Laszlo shpreson që debutimi në stolin shkodran të përfundojë me një rezultat pozitiv, në një moment kur skuadra ka nevojë urgjente për pikë dhe për të rikthyer besimin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPREZANTOHET FONDACIONI “MISIONI LILJANA LUANI”
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA TRIUMFON NDAJ ELBASANIT