Vrasja e efektivit të FNSH Ardian Kodranuk është rasti i parë i ngjarjeve dhe vrasjeve makabre të kryera nga persona me të meta mendore. Krime të tilla, me të drejtë kanë hapur një debat të madh lidhur me trajtimin e këtyre personave që vuajnë nga çrregullimet mendore.

Vrasja e efektivit të FNSH Ardian Kodra, gjatë një operacioni për arrestimin e një personi ka tronditur opinionin publik. Efektivi i FNSH Shkodër u vra në krye të detyrës. Sipas banorëve të zonës, autori i vrasjes së efektivit është një i sëmurë mendor, megjithëse policia nuk e konfirmoi, pasi me dokumente nuk rezulton i tillë.]Ja disa nga vrasjet më makabre të kryera nga personat e sëmurë mendore përgjatë viteve të fundit. Berat 2011/I sëmuri mendor vret një 10-vjeçar Një fëmijë 10-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një person me probleme mendore. Sipas informacionit të policisë së Beratit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Donfros të këtij qarku.10-vjeçari E.A nga Luari i Fierit kishte shkuar tek daja e tij dhe ndërsa po luante me fëmijët, është goditur me sende të forta nga 26-vjeçari Hysen Senka që rezultonte të ishte me kartelë mjekësore për problemet mendore.Fëmija është marrë me shpejtësi nga të afërmit e tij dhe është dërguar në spitalin e Fierit, por për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë. Mjekët e këtij spitali, thanë se ai kishte marrë plagë të renda në kokë dhe në trup. Me herët i sëmuri mendor ishte i shtruar në spital, por ai kishte fituar të drejtën e qëndrimit në familje pas garancisë që kishte dhënë prindërit e tij. Durrës 2013, i sëmuri mendor vret nënën Një 51-vjeçar me probleme mendore ka vrarë në vitin 2013 nënën e tij, e vetmja që kujdesej për të pas vdekjes së bashkëshortes një vit më parë.Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Kullë të Durrësit pas një debati për motive të dobëta mes Lefter Pashajt dhe nënës së tij Merjeme.Ngjarja ka tronditur veçanërisht fëmijët e fshatit, disa prej të cilëve kanë dëgjuar dhe debatin mes viktimës, nënë e 7 fëmijëve dhe djalit të saj, Lefterit. 51-vjeçari i ka kërkuar të ëmës t’i dorëzonte atij çelësat e shtëpisë, si dhe paratë e pensionit dhe ato pak para që kishte mbledhur nga dërgesat e fëmijëve të tjerë që jetojnë në emigracion.Refuzimi i të moshuarës ka marrë reagimin e dhunshëm të të birit, që e ka goditur me mjete të forta, drutë që viktima përdorte për ngrohje, derisa i ka shkaktuar vdekjen Vlorë 14 gusht 2013/ Bariu vret një person, plagos një tjetër Në dukat të Vlorës, në 14 gusht 2013 një bari, vret një person dhe plagos një tjetër. Xhezar Hysa, 45 vjeç nga Mollasi i Elbasani, u deklarua nga policia si person me probleme mendore, i cili kishte marrë trajtim në spital, por ishte lënë më pas i lirë. Vrau, Shedat Vangjeli, 62 vjeç, si dhe plagosi Bexhet Bodaj 59 vjeç. LAC 2014/ ‘Jam Jezu Krishti’ I sëmuri mendor vret 2 vëllezër Një i sëmurë mendor vret dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi del jashtë qëllon në mënyrë të pakontrolluar duke plagosur dy kalimtarë të rastit.Viktima të 27 vjeçarit Altin Piroli, i cili sipas policisë së qarkut të Lezhës ka problem mendore, janë 2 vëllezërit Andrea Cara dhe Endri Cara perkatesisht 27 dhe 30 vjeç, dhe 2 të plagosurit Nikoll Ndoji dhe Tonin Gjini 24 dhe 22 vjeç Dy vëllezërit ishin pronarë të lokalit ku ndodhi vrasja dhe viktimat ishin shok me 27 vjeçarin. Të tre ishin nga fshati Zhej i rrethit të Kurbinit. VRASJA E KOMANDATIT TË FNSH NË TETOR 2015 Në tetor të vitit 2015, në Oblikë të Shkodrës, ku humbi jetën komandanti i FNSH për Shkodrën, Simon Gjeta. Gjeta ishte në aksion pë kapjen e 52-vjeçarit Ruzhdi Arishta, i cili vrau komshiun e tij 21-vjeçar, Besar Shebela pas një konflikti.Arishta, që ishte i sëmurë mendërisht dhe i braktisur nga të gjithë, ka qëlluar edhe ndaj punonjësve të policisë, ku për pasojë humbi jetën komandanti i FNSH për Shkodrën, Simon Gjeta. Pas 12 orësh përplasje me policinë, u ekzekutua edhe autori i ngjarjes. Tiranë 1 prill 2015/I sëmuri mendor vret me kazmë babain Një 46-vjeçar me të meta mendore, vrau me kazmë babanë e tij 82 vjeç, me të cilin banonte në një shtëpi private në Kinostudio. Policia e Tiranës arrestoi autorin e vrasjes, Simon Prifti, 46 vjeç, Babai i tij, Piro Prifti, 8-2vjeç, kishte denoncuar herë pas here dhunën e ushtruar nga i biri, por nisur nga gjendja e tij mendore, nuk ishte marrë ndonjë masë. Durrës 14 gusht 2016/ I sëmuri mendor merr peng një 11-vjeçare Një person me probleme mendore në fshatin Rrashbull të Durrësit kishte rrëmbyer një vajzë 11-vjeçe dhe e mbante në banesën e tij. Policia ka ndërhyrë dhe ka mundur që ta shpëtojë vajzën. Sipas drejtuesve të policisë fatmirësisht ai nuk e ka prekur të miturën. Policia i bëri thirrje autorit i identifikuar si Arben Kabashi, 46 vjeç, që të dorëzohej por ai nuk iu bind urdhërit të Policisë. Pas këtij momenti, në drejtim të Durrësit u nisën nga Tirana forcat RENEA, ndërkohë që personi me çrregullime mendore u mbajt për disa orë i rrethuar në banesë.Ai u vetëdorëzua në momentin kur policia hodhi gaz vetëizolues në banesën ku qëndronte 46-vjeçari. Ai u arrestua më pas nga forcat e policisë. Vlorë 17 gusht 2016/ I sëmuri mendor i pret kokën kushëririt 12-vjeçar Jorgo Zani, i skeduar me të meta mendore, i ka prerë kokën kushëririt të tij 12- vjeçar dhe pas këtij krimi ai ka nxjerrë jashtë banesë trupin e viktimës dhe ka shëtitut në lagje me kokën e prerë.Zani është vënë në pranga pasi i ka prerë kokën kushëririt të tij të mitur 12-vjeçarit A.Z, i cili ndodhej në Palasë për të kaluar pushimet verore.

Artikulli paraprakTRAJNERI KARLO ANCELOTI NE SHQIPERI.BASHKEBISEDIM ME RAMEN
Artikulli tjetërEFEKTIVET E FNSH ,NGUSHELLIME NE FAMILJEN KODRA