Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga transformimi i qendrës së kontrollit teknik të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë duket shndërrimi i qendrës dikur dhe aktualisht.

Rama shkruan përbri fotove se kjo qendër do i shërbeje bashkive të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës dhe Vaut të Dejës. Është parashikuar që të funksionojë për mbi 55,821 mjete aktive dhe 90,374 drejtues mjetesh.

‘Ja edhe transformimi i Qendrës së Kontrollit Teknik, të DRSHTRR Shkodër, dhe kushtet sot, tërësisht ndryshe

Kjo qendër i shërben Bashkive: Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë dhe Vau i Dejës, për mbi 55,821 mjete aktive dhe 90,374 drejtues mjeti’- shkruan Rama.

Artikulli paraprakPUBLIKOHEN TË DHËNAT/ DISNEY MPOSHT NETFLIX, JA NUMRI I ABONENTËVE NË PLATFORMË
Artikulli tjetërQEVERI TEKNIKE NË SHTATOR? BERISHA: RAMA DUHET TË IKË NJË DITË E MË PARË, MË PAS…