Ditën e sotme tre persona, kushërinj me njëri tjetrin kanë dhunuar me sende të forta 27-vjeçarin E. B., i cili ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Korçës me plagë në trup dhe në kokë. 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin intensive të mjekëve, ndërkohë që policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Sipas policisë shtetasi M. B., sëbashku me dy persona të tjerë kanë dhunuar për shkaqe ende të pazbardhura nga policia. Informacion paraprak. Më datë 27.12.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës ka shkuar i dëmtuar me mjete të forta në kokë e trup shtetasi E.B, rreth 27 vjeç, banues në fshatin Podgorie-Maliq. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.B, rreth 27 vjeç, si edhe me dy shtetas të tjerë (kushërinj të këtij të fundit).

Shtetasi E.B, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Artikulli paraprakQEVERIA PENSION TË POSAÇËM PËR ARTISTË DHE SPORTISTË TË NJOHUR
Artikulli tjetër10 LËKUNDJE TËRMETI NË ITALI