Shumë shpejt nis ndërtimi i rrugës turistike të Thethit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë një video fantastike nga kjo zonë turistike. Kreu i qeverisë i njofton se video është postuar me lejen e autorëve që janë të magjepsur pas burimeve natyrore dhe natyrës fantastike të kësaj zone në Shqipëri.

“Me këtë video ekskluzive që postohet me lejen e autorëve Cathy Brown dhe Greg Williams, dy vizitorë të magjepsur nga Thethi, si edhe me lajmin e mirë të nisjes së shpejti të investimit për rrugën turistike të Thethit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krah videos.

 

Artikulli paraprakBASHA: VALDRIN PJETRI SI ELVIS ROSHI, FSHEHU DËNIMIN PËR TRAFIK DROGE, TË MERRET I PANDEHUR
Artikulli tjetërKOSOVA ‘DYNDET’ DREJT SHQIPËRISË, RADHË TË GJATA NË MORINË