Vetem 6 km larg rrugës së Kombit, në zonen e Fanit në Mirditë ndodhet Domgjoni, një mundësi e mire eksplorimi.Fshati shtrihet në një luginë të rrethuar nga malet dhe i pasur me histori, traditë dhe bukuri natyrore.

Nga Domgjoni është prejardhja e At Gjergj Fishta, ku trojet e vjetra ruhen nga pasardhesit e tij dhe jane një destinacion i kërkuar nga vizitoret.

Në këtë fshat ndodhet dhe Gurra Shekullore monument kultures, unike ne te gjithë Ballkanin e cila shërbente për furnizimin me ujë të qytezes.E po ashtu kisha e restauruar me histori 1200 vjeçare si dhe Mali i Munellës.

Pavarësisht se nuk është një zonë shumë e njohur, Domgjoni po tërheq gjithnjë e më shumë vemendjen e vizitoreve, ku nuk mungojnë as të huajt.

Jo vetem Domgjoni por e gjithë Mirdita në teresi po orientohet drejt turizmit malor, por problem mbetet mungesa e investimeve kryesisht në infrastrukturen rrugore, çka krijon vështiresi në lëvizjen e vizitoreve dhe turisteve.

Artikulli paraprakNË PRITJE TË PENSIONIT PREJ ORËSH
Artikulli tjetërNDËRTIMI I HEC-it, PËRSHKALLËZOHET REAGIMI I BANORËVE