Ambasada e Turqisë në Shqipëri dhuroi disa mjete të vlefshme për anëtarët e shoqatës së paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve në Shkodër. Ambasadori turk në vendin tonë Tayyar Atay u prit nga kryetari i shoqatës së paraplegjikëve në Shkodër Saimir Ustabeqiri. Ambasada turke dhuroi 50 paterica, 50 deambulator dhe 50 karrige me rrota.

Nevojat janë të mëdha u shpreh kreu i shoqatës së paraplegjikëve Saimir Ustabeqiri por pavarësisht kësaj kjo ndihmë e ambasadës turke është tejet e vlefshmë për paraplegjikët dhe tetraplegjikët në Shkodër.

Një falenderim bëri edhe nënkryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka.

Shoqata e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve ka 436 anëtar dhe pjesa më e madhe e tyre përballen me probleme të mëdha sociale.

Artikulli paraprakTËRHEQJA NGA OPEN BALKAN, TURQIA E PAQARTË
Artikulli tjetërKAOS TE “POSTA”, TË MOSHUARIT PA PENSIONE