Presin nga ora 8 e mëngjesit për të marrë pensionin.Kjo është situata që krijohet në një nga pikat e Postës Shqiptare në Shkodër. Të moshuarit, shumica prej tyre me probleme shëndetësore presin prej ditësh për të tërhequr pensionin, por pavarësisht përpjekjeve, posta nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të gjithë ose paratë nuk vijnë në kohë.

Pensionistët tregojnë se kjo nuk është hera e parë që ndodh ky fenomen, ndërsa tregojnë se janë të lodhur nga pritja.

I nxehti e bën edhe më të vështirë pritjen për ta.Pensionistët tregojnë se në sportel u thuhet që banka nuk ka sjellë lekët e mjaftueshme për të shpërndarë pensionet duke I lënë tëp resin për orë të tëra, por pa rezultat. Një situatë e tillë kërkon angazhim të të gjitha institucioneve, ndërkohë që pritet edhe një reagim nga Posta Shqiptare dega Shkodër për situatën kaotike të krijuar javët e fundit.

Artikulli paraprakTURQIA NDIHMON PARAPLEGJIKËT SHKODRAN
Artikulli tjetërNATA E DYTË E FESTIVALIT PËR FËMIJË