Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia Redion Hysën, i cili është i akuzuar për vrasjen e policit Xhulio Prela në dhjetor të vitit 2020. Ndërsa Nikoll Sherniku është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg.

Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor të vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen policit.Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja.

Pas një kontrolli policia gjeti një armë zjarri pistolete ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt, dhe rezultoi se ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi Xhuliano Prela. Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë.

Artikulli paraprakPËRPLASJA FIZIKE NË KUVENDIN E KOSOVËS, RAMA: MË ‘MBYTËN’ MIQ NGA KOSOVA PSE E PASKAM MBROJT ALBININ!
Artikulli tjetërSËRISH PËRPLASJE NË KUVENDIN E KOSOVËS, BLLOKOHET FOLTORJA