Ish-ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, ka pranuar se ka bërë një gabim të madh, teksa u kap nga kamerat e zyrës duke tradhtuar gruan me asistenten. Ai u kap duke u puthur me ndihmësen e tij, Gina Coladangelo në muajin qershor.

Ai humbi punën kur u zbuluan filmimet, pavarësisht se ajo ishte ndihmësja e tij.

Në intervistën e tij të parë që kur u largua nga posti i sekretarit të shëndetësisë dhe u nda nga gruaja e tij, Hancock u kërkoi falje përsëri atyre që kishte lënduar dhe pranoi se i kishte ‘zhgënjyer njerëzit’.

Duke folur me redaktorin politik të ITV, Robert Peston, Hancock tha: “Epo, siç mund ta imagjinoni, gjëja e parë në të cilën u fokusova ishte jeta ime personale, dhe më pas vendosa që të jap dorëheqjen.
“Shkatërrova jetën time,” tha ai.

Artikulli paraprakE ARRESTUAR PËR KORRUPSION SPAK JEP PRETENCËN PËR ISH-GJYKATËSEN ENKELEJDA HOXHA
Artikulli tjetërRAMA: NË 2022 TË MBYLLIM SPORTELET, DO HEQIM NGA FAQJA E DHEUT BAKSHISHIN PËR TË MARRË DOKUMENTE