Ky që shikoni në foto është Kristjan Magjuni i cili u shua mbrëmjen e sotme në aksident pasi automjeti me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues.

I riu ndodhej në makinë bashkë me të fejuarën e vëllait të tij, Atjola Ademi e cila po ashtu ndërroi jetë. Ata po udhëtonin drejt banesës së tyre për darkën e Krishtlindjeve, por nuk arritën dot të festonin bashkë me familjarët.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën e Tales në Lezhë. 24-vjeçari i cili dyshohet se po udhëtonte me shpejtësi humbi kontrollin dhe përfundoi në oborrin e një banese duke çarë tej për tej murin rrethues. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të mësuar rrethanat e plota të saj.

Artikulli paraprakFESTAT E FUNDVITIT RIKTHEJNË FLUKSIN NË PIKËN KUFITARE TË KAPSHTICËS, JA SA PERSONA HYNË NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërE RËNDË/ MAKINA PËRPLAS TË MITURIN