Ndërkohë që nga shtetet perëndimore janë marra masa në mënyrë që të vështirësohet marrja e vizave për qytetarët rusë, Australia ka ndjekur një metodë tjetër. Ky shtet ka deklaruar se nuk do t’i ndalojë turistët rusë të hyjnë në vend siç kërkohet nga ambasadori i Ukrainës, por është duke “vlerësuar” nëse do të rihapë ambasadën australiane në Kiev.

Kryeministri në detyrë, Richard Marles, tha gjithashtu të dielën se Australia po shqyrtonte dërgimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake në Ukrainë për të forcuar angazhimet ekzistuese.

“Ne duhet të përgatitemi për një konflikt të zgjatur dhe mbi këtë bazë, kuptojmë se do të kemi nevojë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën në një afat të gjatë”, tha Marles.

Artikulli paraprakBE PËRFITON FALAS NGA ‘TRURI I KOSOVËS’
Artikulli tjetërKOMISIONI EUROPIAN MERR VENDIMIN PËR FONDET E HUNGARINËS