“Rusia nuk ka asnjë kundërshtim që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Europian”, kështu është shprehur presidenti rus Vladimir Putin, shkruajnë mediat serbe.

Megjithatë Putin ka theksuar se BE nuk është një organizatë ushtarake apo një bllok ushtarako-politik, ndryshe nga NATO. Ne kemi folur gjithmonë dhe do të them gjithmonë se qëndrimi ynë është më i qartë për këtë çështje. Ne nuk kemi asgjë kundër hyrjes së Ukrainës në BE”, ka thënë ai.

Po ashtu presidenti rus ka shtuar: Ne kemi qenë gjithmonë kundër zhvillimit ushtarak të territorit ukrainas, sepse kërcënon sigurinë tonë, kjo është ajo që ne kundërshtuam. Për sa i përket integrimit ekonomik, për hir të Zotit, kjo është zgjedhje e tyre. Është vendim i çdo vendi sovran të anëtarësohet apo të mos anëtarësohet në shoqata ekonomike dhe puna e kësaj apo asaj shoqate ekonomike të pranojë apo jo anëtarë të rinj.

 

Artikulli paraprak“S’JA MËSOVA INICIALET DPRSH-SË, KA SHUMË RR…”/ RAMA AMBICIOZ: ËNDRRA PËR NJË GARË TË FORMULA1 NUK NA TREMB
Artikulli tjetër“DY VITE NË DHIMBJE PËR VETËM 10 SEKONDA MARRËZI”, 10- VJEÇARJA NDOQI TRENDIN NË TIKTOK, PËRFUNDON NË OPERACION