‘Paramount Network është fokusuar në jetën e aktorit Paul Walker për të sjellë një dokumentar për të. Ylli i ‘Fast and Furious’ndërroi jetë në nëntor të vitit 2013, pas një aksidenti me makinë.

Në këtë kohë, ai ishte në mes të xhirimeve për pjesën e shtatë të ‘Fast and Furious’. Kështu Paramount së bashku me regjisorin Derik Murray, do bashkohen për të ofruar më ndryshe jetën e aktorit shkruan Daily Mail.

Dokumentari ‘Unë jam Paul Walker’ do të përmbajë biseda me kolegët e aktorit dhe njerëz të afërm të tij, duke treguar kështu një këndvështrim tjetër për Walker. Detaje të tjera për dokumentarin priten të bëhen publike së shpejti.

Artikulli paraprakZBARDHET KRIMI NË VLORË, POLICIA: NUSJA VRAU E DOGJI BURRIN DHE VJEHRRËN
Artikulli tjetërRAMA URON DITË TË MBARË ME KËTO PAMJE FANTASTIKE (FOTO)