Ura e Zogut mbi Lumin Mat në Milot vijon të degradojë.Projekti i Ministrisë së Kultures për shpëtimin e këtij monumenti nga shembja e plotë, nuk ka nisur ende zbatimin.
Vonesat e krijuara kanë nxitur reagimin e Shoqërisë Civile.Investimi duhet të ishte tenderuar që në muajin maj dhe të kishin nisur punimet, por askush nuk jep përgjigje se çfarë po bëhet me këtë projekt, thotë aktivistja Emarilda Leti.

Përballë kësaj neglizhence aktivistet e shoqërise civile kanë nisur një fushate online, për të rizgjuar institucionet për të vepruar sa më parë për shpëtimin e këtij monumenti me vlera të jashtëzakonshme historike.

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut.Por ky monument kulture po rrezikon shembjen e plotë, pasi dy këmbë të ures janë fundosur në lum dhe e gjithë struktura ka lëvizur.

Artikulli paraprakBERISHA PREZANTON RAPORTIN: ZGJEDHJET E 14 MAJIT, FARSA MË E SHËMTUAR NË 32 VITE! KEMI FAKTUAR SHKELJET
Artikulli tjetërNIS FESTIVALI I KËNGËS PËR FËMIJË