Asambleja e Urdhërit të Psikologut të Shqipërisë zhvilloi një mbledhje në disa qytete në të njëjtën kohë mes të cilave edhe në Shkodër duke votuar për shkarkimin e Ish-Presidentes tashmë të mëparshme Valbona Treska dhe duke votuar për kreun e ri të Urdhërit të Psikologut, Altin Nika. Anxhela Radovani, kryetare e Asamblesë së Shkodrës për Urdhërin e Psikologut tregon se ky proces është tejet i rëndësishëm për t’i dhënë fund abuzimeve dhe përplasjeve të deritanishme….

Radovani tha se përmes Asamblesë po merret vendimi që nuk e mori më përpara Këshilli Kombëtar i Urdhërit të Psikologut dhe ky proces i heq çdo tagër Valbona Treskës e cila do mbesë Ish-Presidente….

Valbona Treska vijon që të pretendojë se është ajo në krye të Urdhërit të Psikologut pas përplasjeve që kanë ndodhur në këtë institucion. Pjesa tjetër që e kundërshtojnë atë që janë pjesë e Asamblesë e cila zhvilloi procesin e zgjedhjeve pretendojnë se Treska është e shkarkuar dhe se tashmë Presidenti zyrtar i Urdhërit të Psikologut do të jetë Altin Nika si kandidat i vetëm në këto zgjedhje.

Artikulli paraprakI SHPËTUAN LUFTËS, POR KANË NGELUR MES KATËR RRUGËVE
Artikulli tjetërEKSPOZITA “PENELATA TË ARKITEKTËVE”