Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të takohet të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer, në një konferencë për media në Bruksel tha se presidentija e KE-së do të mbërrijë sot në Davos për Forumin Ekonomik Botëror, ku do të flasë nesër në hapjen e këtij takimi dhe më pas do të ketë një sërë takimesh bilaterale, raportojnë mediat e huaja.

Siç tha ai, Von der Leyen do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministrin kinez Li Keqiang, sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken dhe presidentin hungarez Katalin Novak në Davos, si dhe do të marrë pjesë në seancën “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor”.

Artikulli paraprak25 VJET NGA MASAKRA E REÇAKUT, RAMA: NDERIM PËR VIKTIMAT E KËTIJ SPASTRIMI ETNIK QË TRONDITI BOTËN
Artikulli tjetërZJARRI QË PËRFSHIU PREFEKTURËN, REAGON KËSHILLI I QARKUT SHKODËR