Ndërmarrja Ujësjellës – Kanalizime në Shkodër ka nisur punimet në lagjen Partizani në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Dobraçit për hapjen e pusetave në shërbim të rrjetit të ujërave të zeza.

Drejtori i institucionit Mark Molla ndoqi nga afër punimet, ndërsa tha se në këtë zonë firmat që kanë punuar më parë kanë lënë nga pas mangësi të konsiderueshme në rrjetin e kanalizimeve ç’ka ka sjellë bllokim për disa ditë në fshatin Dobraç.

Sipas Mollës, investimet për rrjetin e ujësrave të zeza në fshatin Dobraç janë të domosdoshme, megjithëse kjo ndërhyrje sipas tij do të zgjidhë problemin emergjent të banorëve.

Prej ditësh, ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime në Shkodër ka nisur ndërhyrjet në të gjithë zonën ku janë shtrirë shërbimet e saj. Krahas kësaj, task-forca e ngritur me mbështetjen e prefekturës Bashkisë Shkodër dhe policisë së rendit synon që të evidentojë dhe më pas ndërpresë të gjitha lidhjet e paligjshme të ujit të pijshëm.

Artikulli paraprakFUNDJAVA RIKTHEN FLUKSIN NË MURIQAN
Artikulli tjetërUSHTRIA NË RRUGË PËR PASTRIMIN E ZONAVE