Me të gjitha investimet madhore të kryera nga qeveria shqiptare për rikonstruktimin e plotë të kanalit të Shtodrit që shtrihet në territorin e Malësisë së Madhe, sivjet procesi i vaditjes duket se ka dështuar.

Shumë kultura bujqësore që janë tashmë ne fazen e vjeljes së prodhimeve, gjatë fillimit të stinës së verës kanë vuajtur mungesën e vaditjes, e cila është realizuar vetëm në disa fshatra të Njesisë Administrative Grumirë si: Hysaj, Kullaj, Rrashkullaj e Kerraj. Mgjithëse premtimet e dhëna nga kryeministri Rama në përfundimin e punimeve tek kanali i Shtodrit ishin se shumë shpejt do të fillojë faza e dytë e punimeve deri tani asgjë nuk ka ndryshuar. Në shumë fshatra të Koplikut nuk mbërrinë asnjë pikë ujë për vaditjen e kulturave bujqësore edhe pse uji është jetik për bimët sidomos në këto temperature të larta. Sipas një informacioni që kemi marrë sot paradreke nga Ndermarrja e Ujrave dhe Sistemimit të kullimit e cila është në varësi të bashkisë, investimet po vazhdojnë me intensitet dhe me cilësi ku gjatë fazës së parë do të ndërtohen mbi 8000 metër katror kanale të dyta vaditese. Gjithsesi nga kjo ndërmmarrje duhej të ishte menduar më parë për të tilla investime, pasi tanimë procesi i ujitjes për këtë vit ka dështuar.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSËMUNDJA E GJEDHIT, BIE NDJESHËM FUQIA BLERËSE E MISHIT
Artikulli tjetërURA E TELIT NË DRISHT MBULOHET NGA MBETURINAT