Duke filluar nga dita e sotme, muaji gusht do të vijojë me mot të paqëndrueshëm përgjatë javës në vazhdim.

Sipas meteorologëve, temperaturat nuk do të kalojnë 34 gradë Celsius dhe në zonat malore do të ketë edhe reshje shiu. Por java e fundit e gushtit pritet të rikthejë sërish të nxehtin afrikan. “Anticikloni afrikan do fuqizohet sërish dhe do prekë pjesën më të madhe të Evropës, përfshirë Shqipërinë. Duke filluar nga e mërkura e javës tjetër e në vazhdim do të regjistrohen temperatura 35 gradë Celsius në zonat malore dhe nga 38 deri në 40 gradë në zonat e ulëta e bregdetare” Vera meteorologjike përfundon në 31 gusht, kurse ajo astronomike më 21 shtator, kur është edhe ekuinoksi i vjeshtës. Por javën e fundit të gushtit mund ta quajmë edhe valën e fundit të të nxehtit afrikan, pasi, siç thonë meteorologët, me fillimin e shtatorit dita bëhet gradualisht më e shkurtër dhe rrezatimi diellor nuk është më aq i fortë.

Artikulli paraprakPREÇI: KRIMET NGA TË SËMURËT MENDOR NXITEN NGA DISA FAKTORË
Artikulli tjetërEKSPOZITA “HISTORIA E SHQIPËRISË PËRMES HARTAVE”