PREJ VITESH NË ATË AKS NUK ËSHTË INVESTUAR DHE NUK MIRËMBAHET. Rruga e vdekjes. E tillë mund të cilësohet aksi rrugor Vau Dejës – Koman.

Prej shumë vitesh ai segment rrugor nuk ka patur asnjë lloj investime. Për të mos mjaftuar as nuk është mirëmbajtur ashtu siç duhet. Mbrëmjen e kaluar inxhinieri boshnjak ra me fouristradë duke u plagosur rëndë. Për fatin e mirë Mihat Gjokoviç i shpëtoi aksidentit por në vazhdimësi aksi Vau Dejës – Koman ka marrë jetë njerëzish. Në fund të nëntorit vitin e kaluar 2 të rinj humbën jetën e dy të tjerë u plagosën, ngjarje që tronditi jo vetëm Shkodrën por edhe mbarë vendin. Aksidente të tilla tragjike janë përsëritur konsiderueshëm duke e kthyer atë segment në rrugën e vdekjes. Edhe pse një aks nacional prej shumë vitesh nuk ka investime. Nga ana tjetër teksa jemi në prag të sezonit veror, ajo rrugë bën pjesë në hartën turistikeve të rrugëve të Shqipërisë. Pavarësisht rëndësisë është lënë totalisht në harresë. Përveç mijëra banorëve që duhet të kalojnë në aksin Vau Dejës – Koman, rruga i shërben edhe miëjra turistëve të cilët jo rrallë herë zgjedhin liqenin e Komanit për të kaluar fundjavat apo edhe disa ditë. Përveç amortizimit në shumë pjesë të saj, rruga Vau Dejës-Koman nuk ka mbrojtëse në anë të rrugës duke bërë që gjatë aksidenteve mjetet motorike të bien disa metra poshtë duke marrë kështu jetë njerëzish. Nga ana tjetër problem mbetet edhe rrëshqitja e dheut apo gropat kudo përgjatë atij segmenti. Gjatë vitit 2014-të nuk ka patur asnjë investim nga drejtoria e përgjithshme e rrugëve dhe duket se nuk do të ketë as gjatë këtij viti sepse ARRSH nuk ka fonde për financime të tilla. Përsa kohë rruga Vau Dejës Koman do të vijojë në këtë gjendje, rreziku për aksidente është tejet i madh.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/1LASdi0_dOM?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“BILBILAT” NË FAZËN GJYSËMFINALE
Artikulli tjetërKUFIRI SHQIPËRI – MALI I ZI, NDALOHEN 81 KLANDESTINË