Tashmë është kthyer në një traditë koncerti i krishtlindjeve ne katedralen “Nënë Tereza” në Bashkinë Vau Dejës.

Kori i katedrales ne Vau Dejës, dhe ai i Shkodrës kane performuar para të pranishëmve ne kete concert që përcjell mesazhe për të gjithe besimtarët në prag të kësaj feste. Këtë koncert e ka përshëndetur edhe Administratori Dioqezan i Sapës, Dom simon Kulli i cili u ndal tek një mungesë e madhe për të gjithë, në këto krishtlindje sic është mungesa e Mons. Lucjan Avgustinit. I pranishëm në këtë mbrëmje ka qënë edhe aktori i mirënjohur , Mirush Kabashi, i cili për të gjithë të pranishmit interpretoi disa thenie të shenjtores shqiptare Nënë Tereza. Ky koncert vjen si një dhuratë për të gjithë besimtarët katolik të mbarë dioqezës së Sapës në prag të festës së Krishtlindjeve. Ky koncert do të transmetohet gjatë ditëve në vijim në ekranin e Star Plus Tv.

Artikulli paraprak“WUS”, TË RINJTË PËR TREGUN SHQIPTAR TË PUNËS
Artikulli tjetërPEZA: PS-LSI KOALICION SOLID DHE FUNKSIONAL